Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo magjik ndaj Interit: Driblime, gol me goditje dënimi dhe spektakël me fansat

Cristiano Ronaldo është futur në sezonin e tij të 18-të në karrierë si profesionist. Superylli portugez i mbush 35 vjet në shkurt, por, pavarësisht vitet mbi supe, ai nuk tregon shenja të ngadalësimit.

Ai e ndihmoi Portugalinë të fitojë Ligën e Kombeve, ndërsa ka shënuar në dy ndeshjet e para të sezonit për Juventusin.

Ronaldo, i cili shënoi 28 gola në 43 ndeshje gjatë sezonit të tij të debutues me Juven, shënoi fillimisht në humbjen 3-2 ndaj Tottenhamit të dielën.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Yifan Ding/Getty Images)

Dhe të mërkurën, ai gjeti përsëri të rrjetën me një goditje të lirë kundër Interit. Juve ishte dujke humbur 1-0 pas autogolit të Matthijs de Ligt.

Ishte Ronaldo që e fitoi goditjen e dënimit, kur u ndal në mënyrë të palejuar nga Danilo D’Ambrosio.

Ylli legjendar me një goditje të fuqishme e dërgoi topin prapa shpatullave të Daniele Padelli, përmes një devijimi me fat nga muri i Interit.

Ronaldo i kënaqi edhe tifozët në Nanjing, që pas golit natyrisht festuan së bashku me të me një:’Siiii!’.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Fred Lee/Getty Images)

Ishin 90 minuta të kënaqshme për Ronaldon, që bëri edhe magji në disa momente përfshirë edhe një kalim të pamëshirshëm ndaj lojtarëve të Interit.

Më pas, ai shënoi edhe golin me penallti, ku Juventusi e shënoi fitore e parë të sezonit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version