Cristiano Ronaldo ka kujtuar momentin kur u takua për herë të parë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.
Ronaldo u takua me Rodriguezin kur ajo punonte në një dyqan Gucci si shitëse dhe ata filluan të takoheshin në vitin 2016.
Kapiteni portugez dhe e dashura e tij janë prindër të katër fëmijëve – Cristiano Jr, Alana Martina, si dhe binjakët Eva dhe Mateo. Georgina është nënë e Alanës, ndërsa të tjerët kanë lindur nga një surrogate.
Në një dokumentar të ardhshëm të Netflix, Ronaldo tha: “Që nga ai moment kur takuam njëri-tjetrin jashtë kompanisë së veshjeve ku ajo punonte, më mbeti në kokën time dhe ishte një moment “kliku”.
Së fundmi ata kanë treguar se familja e tyre do të rritet edhe më shumë pasi janë në pritje të binjakëve.
“Ditën që takova Cristiano-n, shkova në punë. Mbërrij në Gucci dhe, kur po dal nga dyqani, shoh një burrë shumë të pashëm”, tregon Georgina.
“Unë ndalova dhe fillova të ndjeja si gudulisje në stomak dhe thashë: “Por hej, çfarë nuk shkon me mua?”, tha tutje ajo.
Ronaldo dhe Rodriguez po jetojnë së bashku në një shtëpi luksoze në Angli pas kthimit të legjendës së United në Old Trafford verën e kaluar.
36-vjeçari tashmë ka regjistruar gjithsej 14 gola dhe tre asistime në 23 paraqitje për Djajtë e Kuq këtë sezon. /Telegrafi/