Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo ka planifikuar pjesën tjetër të karrierës së tij

Cristiano Ronaldo dëshiron të kalojë dy vite në ish-klubin Sporting Lisbona para se të pensionohet, thonë raportimet.

Fituesi i pesë herë i Topit të Artë është i etur për një kthim emocional në klubin për të cilin ka luajtur si adoleshent kur skadon kontrata e tij në Juventus në vitin 2022.

Kjo sipas gazetarit italian Claudio Raimondi, i cili pretendon se Ronaldo është i etur të përfundojë aventurën e tij me skuadrën e Serie A para se të kthehet në Portugali.

“Ronaldo ka një ide për të ardhmen e tij që ne do të zbulojmë këtu së pari”, ka thënë Raimondi për Sport Mediaset.

“Ai dëshiron të përfundojë aventurën e tij në Juventus dhe pastaj të luajë për dy vite në Sporting”.

“Cristiano nuk ka ndërmend të largohet nga Juventus, ai dëshiron të respektojë kontratën, e cila përfundon në vitin 2022”.

“Nuk ka asnjë shans për një kthim në Spanjë dhe Real Madrid, ndërsa Manchester United nuk ka fuqi financiare për një lëvizje”.

“Nuk ka kushte që Ronaldo të largohet nga Juventusi, veçanërisht për arsye personale dhe lidhjen me sponsorët e tij”.

Një kthim i mundshëm i Ronaldos në Estadio Jose Alvalade është përfolur për disa kohë.

Në fillim të këtij viti, u shfaq një video që tregon nënën e Ronaldos, Dolores Aveiro, duke mbajtur një fanellë Sporting me emrin dhe numrin e djalit të saj në pjesën e pasme.

Familja Aveiro, të cilët janë tifozë të zjarrtë të Sportingut, po shikonin fitoren 1-0 ndaj Tondela në kur klipi u bë viral. /Telegrafi/

Exit mobile version