Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez përbëjnë një nga çiftet më të famshme në botën e futbollit.
Aq më tepër pas premierës së dokumentarit “Soy Georgina” , i cili rrëfen rutinën e përditshme të partneres së futbollistit portugez.
Edhe pse shumë nga detajet e lidhjes u zbuluan në Netflix, tashmë dihet se CR7 e paguan Georginan 100 mijë euro për “shpenzimet dhe kujdesin ndaj fëmijëve”.
Cristiano Ronaldo është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr., Eva dhe Mateo. Përveç kësaj, ai ka një vajzë, Alana, me Georgina Rodriguez, e cila po ashtu është shtatzënë me binjakë dhe kanë mbetur vetëm pak javë para lindjes së tyre.
Ndërkohë që babai i tyre luan për Manchester United, është modelja argjentinase që kujdeset për fëmijët.
Media Elnacional.cat raportoi se për të mos i munguar asgjë si Georginas ashtu edhe fëmijëve të saj, Cristiano fut një shifër afër 100 mijë euro në muaj në llogarinë e partneres së tij.
Rodriguez në anën tjetër rreth një muaj më parë tha se është një grua e vetë-arritur në jetë dhe nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga vlera neto e fitimeve të Cristiano Ronaldos prej 373 milionë funtesh (443 milionë euro).
Ish-punonjësja e “Gucci” u mburr se si ka ‘miliona’ të sajat dhe është ‘krenare’ që menaxhon karrierën e saj si influencere me 36.5 milionë ndjekës në Instagram. /Telegrafi/