Përderisa prej më shumë se një dekade kanë luftuar vazhdimisht për fronin e futbollistit më të mirë të planetit, për një gjë Cristiano Ronaldo është para Lionel Messit- te të ardhurat nga Instagrami.
Vitin e kaluar, ylli i Juventusit siguroi vetëm 38.2 milionë funta apo (44 milionë euro) nga Instagrami, dyfishin e përfitimeve të Messit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Messi mori 18.7 milionë funta apo (21 milionë euro) nga postimet e tij, gjersa David Beckham, i njohur për ndikimin e lartë në mediat sociale, vetëm 8.6 milionë funta apo (9.93 milionë euro).
Ronaldo bëri 34 postime të sponsorizuara në Instagram gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, duke fituar 44 milionë euro për imazhet dhe videot në tërësi.
Ylli portugez dhe Messi kryesuan listën e fituesve më të mirë në Instagram, me Beckham në vendin e katërt pas supermodeles Kendall Jenner.
Pjesë e kësaj liste ishin edhe futbollistë të tjerë, përfshirë Neymar Jr, i cili fitoi 5.8 milionë funta (6.70 milionë euro), gjatë vitit të kaluar dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili fitoi 3.2 milionë funta apo (3.70 milionë euro).
Ndryshe, Ronaldo dhe Messi kanë ruajtur një rivalitet konkurrues në fushë që kur u shfaqën si talentët më të mirë në futboll dhe të dy aktualisht janë pesë herë fitues të Topit të Artë. /Telegrafi/