Telegrafi

Cristiano Ronaldo e krijoi sfidën për ushtrimet e barkut – Bruno Fernandes i përgjigjet, mirëpo mbetet larg CR7

Cristiano Ronaldo ka sfiduar shumë sportistë për të bërë ushtrime të barkut në vetëm 45 sekonda, derisa po qëndrojnë në vetëizolim nga coronavirusi.

I pari që i është përgjigjur këtij sfidimi është bashkëkombësi i tij dhe anëtari i Manchester United, Bruno Fernandes.

Mesfushori ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, derisa ka thënë se ai e pranon sfidën e 35-vjeçarit.

Lexo po ashtu Ronaldo një 'bishë' e vërtetë: I bën 142 ushtrime barku për vetëm 45 sekonda

Por, Fernandes nuk a arriti nivelit të Ronaldos që kishte bërë 142 ushtrime të barkut për 45 sekonda.

Anëtari i Djajve të Kuq mbeti mbrapa rekordit të yllit të Juventusit, duke bërë vetëm 117 sosh për sekondat e caktuar. /Telegrafi/