Cristiano Ronaldo ka sfiduar shumë sportistë për të bërë ushtrime të barkut në vetëm 45 sekonda, derisa po qëndrojnë në vetëizolim nga coronavirusi.
I pari që i është përgjigjur këtij sfidimi është bashkëkombësi i tij dhe anëtari i Manchester United, Bruno Fernandes.
Mesfushori ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, derisa ka thënë se ai e pranon sfidën e 35-vjeçarit.
Por, Fernandes nuk a arriti nivelit të Ronaldos që kishte bërë 142 ushtrime të barkut për 45 sekonda.
Anëtari i Djajve të Kuq mbeti mbrapa rekordit të yllit të Juventusit, duke bërë vetëm 117 sosh për sekondat e caktuar. /Telegrafi/