Cristiano Ronaldo së fundmi ka shijuar një darkë romantike me partneren e tij, Georgina Rodriguez, pas planeve për martesë.
I njëjti është duke planifikuar të martohet me të dashurën e tij pas tri vitesh njohje së bashku, edhe pse akoma nuk është bërë e ditur ndonjë datë e caktuar.
Përfshirë të gjitha këto, Cristiano dhe Georgina u panë duke darkuar të lumtur pranë njëri-tjetrit në Turin, Italy, të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
34-vjeçari dhe ish-asistentja e ‘Gucci’, 25-vjeçe, janë duke u takuar qysh nga viti 2016 dhe ai tha se do të martohet me Georginan pasi kjo është edhe ëndrra e së ëmës.
Çifti mbase mund të kenë festuar edhe pas shënimit të yllit të Juventusit kundrejt Bayer Leverkusen të enjten në mbrëmje.
Georgina, e cila së fundmi lansoi bashkëpunimin me Yamamay, është shprehur: “Çfarë ndjej për të është më e fuqishme se çdo gjë tjetër, bashkë jemi të fortë”.
Çifti u takuan fillimisht në një dyqan të “Gucci” në Spanjë, ku zeshkania po punonte si asistente e shitjes, para se të takoheshin në një eveniment tjetër ditë më vonë.
Teksa flet për atë takim, ajo e përshkruan: “Ne biseduam shumë të relaksuar, jashtë punës time. Ishte dashuri në shikim të parë”. /Telegrafi/