Telegrafi

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ndajnë fotografi të mrekullueshme nga pushimet luksoze në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo dhe partnerja Georgina Rodriguez dukeshin më të dashuruar se kurrë, gjatë një arratisjeje familjare luksoze në Arabinë Saudite.

Futbollisti, 39 vjeç, doli pa këmishë dhe tregoi fizikun e tij tepër të tonifikuar me një palë pantallona të shkurta noti, teksa rrezatonte për fotografitë ‘e nxehta’ me partneren e veshur me bikini, Georgina, 30 vjeçe.

Çifti, të cilët kanë qenë me pushime me fëmijët e tyre që kur Portugalia u rrëzua nga Euro, nuk mund të përmbajë buzëqeshjen e tyre ndërsa u bënë bashkë për një fotografi teksa freskoheshin në oqean, shkruan DailyMail.

Ish-asistentja e shitjeve, Georgina, dukej e mrekullueshme me bikini jeshile që binin në sy dhe një kapele bejsbolli.

Ajo më vonë veshi një palë bikini ngjyrë kafe metalike dhe një fund plazhi shumëngjyrësh, ndërsa pozoi për një ‘selfie’ mahnitëse në pasqyrë.

Në një tjetër fotografi, çifti ka pozuar në një jaht luksoz me fëmijët e tyre, vajzat Eva María, Alana, Bella dhe djali Mateo.

Cristiano gjithashtu ka një djalë të dytë, Cristiano Jr., 14 vjeç, nga një lidhje e mëparshme. /Telegrafi/