Telegrafi

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij shijojnë rrezet e diellit në Madeira

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Instagram)

Cristiano Ronaldo së bashku me gruan e tij, Georgina Rodriguez, kanë qenë tejet aktivë sa i përket stërvitjeve në kushte shtëpie.

Duke qenë të izoluar në rezidencën e tyre në Madeira, ata kanë ndarë momente të lumtura me fëmijët e tyre, shkruan Daily Mail.

Dyshja së fundmi kanë vendosur që të shijojnë një ditë të bukur me diell, teksa publikuan disa imazhe nga shëtitja në Madeira.

Në shoqërinë e tyre ishte edhe djali nëntë vjeçar, Cristiano Junior, ndërsa kaluan nëpër terrenin shkëmbor.

Bukuroshja argjentinase dukej e pabesueshme ndërsa pozonte pasi zbriti nëpër disa shkallë drejt oqeanit. Në fotografitë në vijim ajo publikoi imazhe duke vënë në pah linjat trupore e po ashtu edhe një portret familjar.

Ish-ylli i Real Madridit është izoluar në kryeqytetin Madeira të Funchal me Georginën, djalin e tij, binjakët Eva dhe Mateo, dhe vajzën e tyre Alana. /Telegrafi/