Partnerja e futbollistit të famshëm botëror, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 27-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urimet më të përzemërta nga njerëzit e saj më të dashur.
Ndërkohë, një dedikim i veçantë nuk mungoi as nga njeriu i jetës së saj, i cili publikoi një fotografi mjaft të veçantë të çiftit në Instagram.
Në këtë imazh, Georgina shfaqet nën shtrëngimin e fortë të dashurisë nën krahët e futbollistit portugez.
“Brohoritje për dashurinë e jetës time”, kanë qenë fjalët e Cristiano Ronaldos në mbishkrimin e fotografisë.
Sigurisht që komentet e urimet e shumta nuk kanë munguar për Georginën në atë që njihet si llogaria më e ndjekur e Instagramit në botë, e cila është faqja e portugezit.
Cristiano dhe Georgina përndryshe mbeten ndër çiftet më të diskutuar në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/