Cristiano Ronaldo prodhoi një kombinim të dy prej festimeve të tij ikonike kur i dha epërsinë Portugalisë kundër Luksemburgut të dielën.
Portugezi, i cili shënoi golin e tij të 121-të dhe të 122-të ndërkombëtar në një fitore 6-0, ka dy festime te njohura në repertorin e tij që tenton t’i përdorë në mënyrë të ndërsjellë – ‘siuuu’ me të cilën ai është bërë ndoshta më sinonimi për festimin e golave dhe ‘gjumi i tij i qetë’.
Duke realizuar golin e parë të Portugalisë pas nëntë minutash lojë, Ronaldo vrapoi drejt flamurit të këndit siç bën shpesh dhe kërceu në ajër për të bërë festën e tij ‘siuuu’.
Turma, siç ka ndodhur që nga ditët e tij me Real Madridin, të gjithë njëzëri e bënë ‘siuuu’, ashtu si edhe Ronaldo me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij.
Megjithatë, ndoshta duke u ndier i relaksuar që shënoi golin e parë të takimit, ai vendosi të kombinonte dy festimet. /Telegrafi/