Telegrafi

Cristiano Ronaldo aktualisht ka më shumë trofe të UEFA-s se cilido lojtar në histori

Cristiano Ronaldo di si ta mbyll sezon me stil.  Portugezi e mbylli me trofe edhe këtë sezon me kombëtaren e tij.

Si fillim ai shkëlqeu me Juventusin, por që statistikat personale nuk ishin siç i presim, por mori dy trofe, titullin dhe Superkupën e Italisë.

Ronaldo nuk e mbylli me kaq, pasi që me Portugalinë ai e fitoi  Ligën e Kombeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Sikurse që kishte një paraqitje fantastike ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror, ai edhe në këtë garë shënoi het-trik ndaj Zvicrës.

Ronaldo e fitoi Ligën e Kombeve 

Nuk ishte vendimtar në finale, por 34 vjeçari luajti rol të rëndësishëm në fitoren 1-0 me golin e Goncalo Guedes.

Ky është trofeu i dytë me kombëtare për Ronaldon, kur e fitoi më herët Kampionatin Evropian ndaj Francës në vitin 2016.

Ai është shumë më mirë se Lionel Messi në këtë drejtim.

Numër rekord trofesh 

Portugezi është bërë lojtari i parë që i ka fituar dhjetë trofe të UEFA-s.

Ronaldo i ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, katër me Real Madridin, një me Manchester United dhe tri Superkupa të Evropës.

Më dy trofetë me kombëtare, ai ka lënë pas emra si Dani Alves, Paolo Maldini dhe Andres Iniesta. /Telegrafi/