Telegrafi

Cristian Panucci: Largimi nga Real Madridi, ishte gabimi më i madh në jetën time

Cristian Panucci, ish-lojtar i Real Madridit dhe trajner i tanishëm i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për “El Partidazo de Cope”, ku ka analizuar largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.

Portugezi edhe zyrtarisht është prezantuar para publikut italian të skuadërs së Juventusit, me të cilët ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e vlefshme për 120 milionë euro.

“Cristano do të fitojë sepse është një lojtar shumë i mirë”, tha Panucci, i cili është paraqitur te skuadra si Milan, Inter, Chelsea, Monaco, Roma, Parma dhe Real Madrid.

Christian Panucci (Getty Images)

“Është çmenduri normale për Cristianon, ai është më i miri në botë dhe është një nënshkrim shumë i zgjuar që do t’u japë lojtarëve të tjerë një shtytje për të ardhur në Itali”, tha ai dhe shtoi se “Cristiano ka në gjak Ligën e Kampionëve”.

Nga ana tjetër, ai u kthye në kohë dhe pranoi se largimi nga Real Madrid, pas dy e gjysmë sezonesh.

Lexo po ashtu Prezantohet Cristano Ronaldo: Nuk kam ardhur si turist, dua të bëj histori me Juventusin

“Dëshiroja të largohesha nga Madridi dhe ky ishte gabimi më i madh në karrierën time sportive dhe më vjen keq që u binda të largohem”, tha italiani, i cili u bë pjesë e Interit në sezonin 1999-2000.

Panucci nuk është optimist rreth sezonit të ri të Realit, “Ky mund të jetë një sezon i vështirë për Madridin, Zinedine Zidane dhe Cristiano janë larguar. Nuk është e lehtë t’i zëvendësoni ata pas tre titujve rresht të Ligës së Kampionëve”. /Telegrafi/