Telegrafi

Cricket ripërpunon këngën “Më fal” të Elita 5

Edhe një këngë e re e re i është bashkuar numrit të madh të tyre që kanë ardhur kohët e fundit.

Në fakt, producenti i njohur për ripërpunime të këngëve, Cricket si dhe Numen kanë rikrijuar një hit të 15 viteve.

“Më fal” e bendit shkupjan, “Elita 5” vjen në një version krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë.

Kujtojmë se versioni origjinal i këngës është publikuar para pesë vjetësh gjersa deri më tani është shikuar mbi dhjetë milionë herë në YouTube.

Ndryshe, producenti do të vjen edhe me ripërpunime të tjera të hiteve ndër vite të shqiptarëve. /Telegrafi/