Telegrafi

Cricket publikon albumin e ri “Nostalgji” me remikse të këngëve të spikatura shqiptare

Foto: Cricket/YouTube

Producenti i njohur, Cricket, ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen e publikut shqiptar me remikset që u ka bërë këngëve të njohura shqiptare ndër vite.

Mu për këtë arsye, producenti emri i vërtetë i të cilit është Donat Prelvukaj, ka vendosur të realizojë një album të tërë me remikse të tilla.

Ky album titullohet “Nostalgji” dhe na rikthen në nostalgjinë e këngëve të dikurshme të estradës shqiptare.

“Pa fat” e Norës dhe Sinanit, “Faleminderit” nga Elita 5 e “Dashura” nga Ramadan Krasniqi, janë vetëm disa nga këngët e famshme, ripërpunimet e të cilave Cricket i ka sjell në këtë album.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa video të shkurtra të cilat prezantojnë këngët e tij.

Ndërkohë, albumi i plotë “Nostalgji” mund të gjendet në të gjitha platformat digjitale të muzikës. /Telegrafi/