Producenti i njohur Donat Prelvukaj është bërë baba per herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Ilirida Gashi, kanë mirëpritur vajzën të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Kanina.
Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti përmes publikimit të një postimi në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Mirë se erdhe në jetë Kanina. T’i dëshiroj të gjitha të mirat në jetë, qofsh e lumtur gjithmonë”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet e kolegëve dhe ndjekësve që pranoi përkrah fotografive.
Donat Prelvukaj (emri i vërtetë) dhe Ilirida u martuan në vitin 2018 dhe janë së bashku prej shumë vitesh.
Cricket njëherësh po vazhdon punën e tij dhe tanimë qëndron prapa shumë projekteve e hiteve të suksesshme shqiptare. /Telegrafi/