Telegrafi

Crespo: Higuain vlen më shumë se Pogba

Hernan Crespo beson se shpenzimi i Juventusit prej  90 milionë euro për Gonzalo Higuain ishte shumë më i logjikshëm se i Manchester United prej 110 milionë euro për Paul Pogban.

Rekordet e transferimeve u shkatërruan këtë verë në Itali dhe në botë me Juventusit që bleu Higuainin dhe shiti Pogban me çmime të mëdha.

“Askush nuk ju jep diçka falas, sidomos jo në futboll. Nëse Juventusi ka paguar aq shumë për të marrë Higuainin nga Napoli, kjo do të thotë se ai vlen më shumë se paratë”, ka thënë Crespo për gazetën La Nacion, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Cavani: Nuk do veproja si Higuaini

“Sipas mendimit tim, është e logjikshme që të paguaj 90 milionë euro për një sulmues i cili shënoi 36 gola në një sezon të vetëm”.

“Është shumë më e logjikshme se Manchester United që pagoi 110 milionë për Pogban. E them me gjithë respektin për francezin, i cili është një mesfushor i madh”, përfundoi ish-sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/