Telegrafi

Crespo flet për përballjen Inter-Lazio, lavdëron Lautaron

Hernan Crespo luajti si për Interin ashtu edhe Lazion, kështu që dha verdiktin e tij në përplasjen e nesërme, duke përfshirë edhe sulmuesit: Lautaro Martinez, Ciro Immobile dhe Romelu Lukaku.

Interi dhe Lazio do të ndeshen të dielën në kuadër të javës së 22-të në Serie A, ndeshje e cila pritet të jetë e zjarrtë sikurse çdo sezon.

“Më pëlqen shumë Lautaro Martinez dhe mendoj se ai është lojtari më i talentuar teknikisht nga të gjithë ata që janë aktualisht në Inter dhe Lazio”, ka thënë fillimisht Crespo për gazetën Il Messaggero.

“Nuk po e them thjesht sepse ai është nga Argjentina. Ai ka hapësirë ​​të jashtëzakonshme për përmirësim dhe nuk e ka shprehur ende potencialin e tij të plotë. Do të më pëlqente shumë të luaja me të”.

“Lukaku dhe Immobile janë si garancitë e golit. Ata janë lojtarë shumë të ndryshëm, por e gjejnë rrjetën me një rregullsi të jashtëzakonshme dhe kjo nuk është e lehtë në Serie A”.

“Unë e shoh Lukakun më shumë si një lider, kështu që ekipi i Interit me të vërtetë mbështetet tek ai kur duhet të kthehen në këmbë. Immobile është shumë më tepër një përfundues, por ai është vdekjeprurës në zonë”, përfundoi argjentinasi.

Lexo po ashtu Hernan Crespo, trajneri i ri i Sao Paulo

Crespo kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, te Lazio në vitet 2000-02 dhe më pas te Interi për një sezon në 2002-03.

Tani si një trajner, 45-vjeçari sapo ka pranuar një punë të re në klubin brazilian Sao Paulo. /Telegrafi/