Site icon Telegrafi

Credit Suisse me fitime

Credit Suisse ka publikuar rezultatin më të mirë tremujor që kur kreu ekzekutiv Tidjane Thiam nisi planin e ristrukturimit për bankën e dytë më të madhe në Zvicër në 2016-ën.

Banka mori nxitje nga biznesi i menaxhimit të pasurisë gjatë tremujorit të parë. Pas humbjeve prej 6.6 miliardë franga në 2015 dhe 2016 si dhe ndikimit të reformës tatimore në vitin e kaluar, Credit Suisse publikoi të ardhura neto për tremujorin e parë në 694 milionë franga.

Rezultati tregon përfitimin e bankës nga plani 3-vjeçar i Tidjane Thiame, ku i ka dhënë prioritet manaxhimit të pasurisë ndaj bankingut të investimeve dhe zgjidhur çështjet ligjore. Flukset e reja neto të parasë, një tregues mbi hyrjet e ardhshme në njësinë e manaxhimit të pasurisë, arritën në një total prej 14.4 miliardë franga, që është niveli më i lartë në 7 vite.

Kreu ekzekutiv i bankës tha se viti i tretë dhe i fundit i ristrukturimit ka nisur pozitivisht, prej rezultatit të tremujorit të parë. Aksionet e bankës u rritën me 4.9% në 16.98 franga gjatë hapjes së sesionit tregtar, ndërkohë që investitorët e mirëpritën rezultatin. Aksioni është rimëkëmbur në mënyrë të qëndrueshme nga niveli i ulët i 2016-ës, ku preku 9.4 franga. /Telegrafi/

Exit mobile version