Supermodelja amerikane, aktorja dhe njëra prej femrave më të bukura në botë, Cindy Crawford, ka reaguar ndaj të gjithë atyre që e kanë ngacmuar në rrjetet sociale për shkak të rrudhave.
Bukuroshja është ithtare e bukurisë natyrore dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës, ndërsa në një intervistë për revistën People është treguar e ashpër ndaj atyre që e kanë kritikuar dukjen e saj.
“Mendoj se nuk mund të zgjedh nëse dua të plakem apo jo. Dukja ime është puna ime. Ajo që di është se askush në rrjetet sociale nuk mund të më tregojë se si po plakem. Vet e di këtë”.
“Vërtet më pikëllon shoqëria e ditëve të sotme që vetëm di të kritikojë”, është shprehur Crawford.
Ajo ka thënë më tej se është kundër makijazhit të tepruar dhe përdorimit të Photoshopit.
“Kur kujdeseni për lëkurën tuaj, atëherë nuk ka nevojë që ta mbuloni me makijazh”, ka shtuar Cindy.
Edhe pse këtë vit do ta festojë ditëlindjen e 52-të, Cindy Crawford vazhdon të duket mbresëlënëse. /Telegrafi/