Telegrafi

CR7 u nis drejt zhveshtores, Dybala i pikëlluar – reagimet pas përfundimit të ndeshjes Juve-Lyon

Cristiano Ronaldo (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Për herë të parë pas një dekade, Lyoni është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze arriti ta eliminonte kampionin e Italisë, Juventus, falë golit të shënuar në terren mysafir.

Në sfidën e parë në Francë, OL fitoi me rezultat 1-0, ndërsa ndeshjen e kthimit në Torino e fitoi Zonja e Vjetër (2-1), por tutje shkoi Lyoni.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Derisa gëzimi ishte i madh në njërën anë, në tjetrën shihej pikëllim dhe zhgënjim. Cristiano Ronaldo që i realizoi dy golat e Bianconerëve, u nis drejt zhveshtores pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ndërkohë që u ngushëllua nga Giorgio Chiellini.

Lexo po ashtu Juventusit nuk i mjafton spektakli i Ronaldos, eliminohet nga Lyoni

Trajneri i Lyonit, Rudi Garcia, shkonte në të gjitha anët për t’i uruar lojtarët e tij. Paulo Dybala qëndronte në këmbë i pikëlluar. Sulmuesi argjentinas u inkuadrua në pjesën e dytë për disa minuta, por u detyrua të largohej pasi u lëndua sërish.

Në videon e mëposhtme janë disa prej pamjeve pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Lyonit. /Telegrafi/