Për herë të parë pas një dekade, Lyoni është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze arriti ta eliminonte kampionin e Italisë, Juventus, falë golit të shënuar në terren mysafir.
Në sfidën e parë në Francë, OL fitoi me rezultat 1-0, ndërsa ndeshjen e kthimit në Torino e fitoi Zonja e Vjetër (2-1), por tutje shkoi Lyoni.
Derisa gëzimi ishte i madh në njërën anë, në tjetrën shihej pikëllim dhe zhgënjim. Cristiano Ronaldo që i realizoi dy golat e Bianconerëve, u nis drejt zhveshtores pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ndërkohë që u ngushëllua nga Giorgio Chiellini.
Trajneri i Lyonit, Rudi Garcia, shkonte në të gjitha anët për t’i uruar lojtarët e tij. Paulo Dybala qëndronte në këmbë i pikëlluar. Sulmuesi argjentinas u inkuadrua në pjesën e dytë për disa minuta, por u detyrua të largohej pasi u lëndua sërish.
Në videon e mëposhtme janë disa prej pamjeve pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Lyonit. /Telegrafi/
"The Old Lady weeps again!"
For the first time in a decade, Lyon are in a Champions League quarter-final 🙌
Juventus crash out, and you can see what it means to both teams!#Club2020 pic.twitter.com/jHtnxOKWBs
— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 7, 2020