Cristiano Ronaldo ka treguar anën e tij të mirë pas tre golështit ndaj Alavas në La Liga.
31-vjeçari në fundjavë shënoi het-trikun e parë këtë sezon, por në fund topin e ndeshjes nuk e mori me vete ashtu siç e dëshiron tradita.
Në fund të takimit portugezi kërkoi topin e ndeshjes dhe menjëherë ia dhuroi Marcelos, i cili në këtë takim kishte bërë dy asistime.
Një tjetër gjest i mirë nga CR7, ndërsa videon mund të shikoni më poshtë. /Telegrafi/