Site icon Telegrafi

CR7 do t’i pëlqejë ajo që Nainggolan i tha një tifozi të Juves gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Instagram (Video)

Radja Nainggolan shpesh herë bëhet lajm për ato që bën dhe thotë jashtë fushës.

Zakonisht belgu thumbon Juventusin dhe normalisht që kjo ngjallë debat.

Lexo po ashtu Nainggolan del hapur: E urrej Juventusin, fitojnë gjithmonë me një penallti të dhuruar

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram një tifoz i Zonjës së Vjetër i ka shkruar yllit të Romës fjalën ‘Tripletë’, duke nënkuptuar se skuadra italiane do të fitojë ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

“E vetmja tripletë që do e merri është ajo nga CR7 (tre gola)”, ishte përgjigjja e Nainggolan.

I vetmi klub italian që ka fituar tripletën është Interi në vitin 2010, ku kishte fituar në një sezon Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PAt5iyzr-2U

Exit mobile version