Telegrafi

CR7 shijon makinën e re 1.2 milionëshe që ia dhuroi vetes pas Euro 2016 (Video)

Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka publikuar në rrjetin social Instagram një video duke bërë xhiro me makinën e tij të re “Bugatti” Veyron.

31­-vjeçari e bleu makinën pas fitimit të Euro 2016 duke i bërë vetes një dhuratë si kampioni Evropës.

Ylli portugez është akoma pushim dhe po shijon makinën e tij re, një model i veçantë i cili kushton dy milionë euro.

Ronaldo nuk do të jetë në gjendje të luajë të dielën ndaj Real Sociedad, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi të cilin e pësoi në finalen e “Euro 2016’