Të hënën me 12 dhjetor do të shpallet fituesi i Topit të Artë.
Edhe këtë herë lufta për këtë çmim është në mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, por portugezi është favorit.
Duket se këtë edhe CR7 e din, pasi tashmë lyer flokët me ngjyrë ari, duke u bërë gati me këtë rast me ceremoninë e së hënës.
Stilin e ri të flokëve të yllit portugez fatkeqësisht nuk mund ta shikojmë në ndeshjen e sotme ndaj Deportivo La Corunas, pasi më Ronaldo nuk është as në bankën rezervë. Ndërsa më poshtë keni edhe sondazhin e Telegrafi Sport për Topin e Artë. /Telegrafi/