Site icon Telegrafi

CR7 i la një bakshish të madh hotelit në Greqi ku po kalonte pushimet para transferimit te Juventusi

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë lojtari më i përfolur këto ditë në botën e futbollit.

Portugezi javën e kaluar kaloi nga Real Madridi te Juventusi për 100 milionë euro dhe një rrogë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Para se ky transferim të kompletohej, CR7 ishte duke pushuar me familje në Greqi.

Ronaldo me disa familjarë dhe shokë gjatë pushimit në Greqi

Pushimet e tij janë bërë edhe një herë lajm, këtë herë për bakshishin që Ronaldo ia ka lënë hotelin grek ku po pushonte.

I kënaqur nga shërbimit portugezi la bakshish hiq më pak se 20 mijë euro.

Lexo po ashtu Fitimet e Ronaldos te Juve në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Por, duke parë rrogën e 33-vjeçarit te Zonja e Vjetër kjo është vetëm një pikë ujë në oqean.

Këtë shumë te kampionët e Serie A ai e fiton për më pak se gjashtë orë. /Telegrafi/

Ronaldo duke e shijuar pushimin në Greqi
Exit mobile version