Telegrafi

CR7 flet rreth Topit të Artë

Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë për vitin 2017.

Real Madrid ka fituar Ligën e Kampionëve pasi ka mposhtur Juventusin në finalen e Cardiffit me rezultat të thellë 4-1.

Lexo po ashtu Ronaldo: Jam shumë i lumtur, shkruam historinë

Heroi kryesor i skuadrës ishte pikërisht ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola në finale, teksa u zgjodh përsëri golashënuesi i kësaj gare me 12 gola të shënuara.

Këto statistika e bëjnë Ronaldon favoritin kryesor për të fituar për të dytën herë radhazi këtë çmim individual apo të pestën herë në karrierë.

Lexo po ashtu Ronaldo hyn në histori, lojtari i parë që shënon në tri finale të LK (Foto)

“Ende nuk e di, unë kam qenë golashënuesi më i mirë pesë vjet radhazi, të shohim se çfarë do të ndodh”, ka deklaruar Ronaldo.

Ndryshe, ylli portugez me golat e shënuara në finale ka arritur shifrën prej 600 golave në nivel klubi, teksa është bërë futbollisti i parë që shënon gol në tri finale të ndryshme. /Telegrafi/