Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë për vitin 2017.
Real Madrid ka fituar Ligën e Kampionëve pasi ka mposhtur Juventusin në finalen e Cardiffit me rezultat të thellë 4-1.
Heroi kryesor i skuadrës ishte pikërisht ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola në finale, teksa u zgjodh përsëri golashënuesi i kësaj gare me 12 gola të shënuara.
Këto statistika e bëjnë Ronaldon favoritin kryesor për të fituar për të dytën herë radhazi këtë çmim individual apo të pestën herë në karrierë.
“Ende nuk e di, unë kam qenë golashënuesi më i mirë pesë vjet radhazi, të shohim se çfarë do të ndodh”, ka deklaruar Ronaldo.
Ndryshe, ylli portugez me golat e shënuara në finale ka arritur shifrën prej 600 golave në nivel klubi, teksa është bërë futbollisti i parë që shënon gol në tri finale të ndryshme. /Telegrafi/