Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dëshironte të kthehej në Manchester United këtë verë, dhe ky sensacion u zbulua rastësisht.
Los Blancos ishin të gatshëm të lejonin Ronaldon e pakënaqur të rikthehej në Old Trafford nëse ata siguronin një zëvendësues të jashtëzakonshëm, si ish-ylli i Monacos, Kylian Mbappe.
Megjithatë, sipas The Sunday Times, ëndrra e Ronaldos u shua kur talenti francez Mbappe refuzoi Realin për një kalim te tij tek rivalët e Paris Saint-Germain.
Mbappe, i cili që nga ajo kohë u bashkua me Paris Saint-Germain, nuk donte të merrej me presionin për të qenë trashëgimtari i Ronaldos në formacionin e Mbretërve.
Gjatë verës, Ronaldo i bëri të qartë klubit të tij se ai donte të kthehej në Angli, pasi rasti i hapur për ikje të taksave kundër tij në kryeqytetin spanjoll e bëri të mendohej për këtë largim teksa edhe Reali ishte i hapur për të negociuar shitjen e tij. /Telegrafi/