Telegrafi

CR7, Bale e Neymar, prioritetet e Manchester Unitedit

 Sipas mediave britanik, klubi nga ‘Old Traffordi’ vazhdon ta monitorojë dyshen e Real Madridit, Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale si dhe sulmuesin e Barcelonës, Neymar.

‘Djajtë e Kuq’ që akoma nuk po arrijnë ta kthejnë skuadrën në formën e dikurshme, insistojnë që në skuadër të sjellin dy lojtarë më emër në mënyrë që sezonin e ardhshëm ta presin sa më të përgatitur dhe të jenë ekip që do të luftojë për trofe.

CR7, Bale e Neymar janë lojtarët që kërkohen nga United, por duket se e vështirë blerja e njërin prej kësaj treshe. Ronaldo pak ditë më parë deklaroi se nuk do të largohet nga Madridi, ngjashëm qëndron situatat edhe me Bale, derisa Neymar në janar pritet të rinovojë kontratën e re me Barcelonën. /Telegrafi/