Hip hop yjet e Babastars ka kohë që s’kanë lansuar projekt të ri – pos Cozmanit.
Ishte Cozy ai që lansoi së fundmi projektin “Ni Nat” që u prit shumë mirë nga publiku duke u shndërruar në një hit.
Reperi menjëherë i është përvjelur punës në studio, duke ftuar edhe reperin, Getoar Selimi.
Cozy ka postuar një foto me liderin e Babastars, duke paralajmëruar kështu ndonjë projekt të ri të tyre.
Babastars së fundmi lansuan këngën “High 4” dhe nuk besohet se mund të vijnë me ndonjë projekt të ri së bashku.
“Nivelet”, ka shkruar Cozman në rrjetin social Instagram.
Mbetet të shihet cila do të jetë risia, kohë kur reperët tjerë po lansojnë projekte të shumta, përfshirë Ledrin, Gjikon e të tjerë. /Telegrafi/