Sezona e verës vazhdon të jetë e mbushur me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore për këngëtarët shqiptarë.
Një mbrëmje e tillë dhe interesante vjen edhe këtë të shtunë në “Vox Ngihtlife”, në Vushtrri.
Reperi i njohur kosovar, Cozman, do të performojë për fansat hitet e tij ndër vite.
Ndërkohë për atmosferën do të kujdeset edhe DJ Dirty.
Cozman ka qenë një emër mjaft aktiv këtë vit me prurje të reja dhe koncerte të shumta.
Në anën tjetër, “Vox Nightlife” është kthyer tashmë në një diskotekë me emër të dëshmuar që ka sjell mbrëmje të shumta me emra të ndryshëm nga estrada.
Cozman pritet të jetë ylli i radhës që do të shkëlqejë për publikun nga Vushtrria. /Telegrafi/