Lidhja e tyre ka qenë shumë e komentuar në shoubizin shqiptar, por edhe në shtypin rozë.
Bëhet fjalë për romancën në mes të Tunës me reperit të njohur, Cozman, e cila përfundoi disa vite më parë me shumë bujë.
Pavarësisht kësaj, ata kanë befasuar fansat teksa u shfaqën së bashku sërish nëpër koncerte viteve të fundit.
Kjo bëri që të aludohej nëse mund të ketë një rikthim edhe si çift apo vetëm në aspektin profesional.
Në një prononcim për Kanal 10, artisti thekson se ata janë vetëm miq dhe se nuk ka asgjë mes tyre.
“Raporti ynë është shoqëror, jemi vetëm shokë”, u shpreh ai gjatë intervistës.
Rikthimi i tyre në skenë vjen pas ndarjes së Tunës nga muzikanti Patris Berisha. /Telegrafi/