Telegrafi

Cozman të dielën lanson këngën e re

Cozman (Foto: Instagram/cozman)

Ka kohë që është paralajmëruar kënga e re nga Cozman, e cila do të vijë para fansave të shumtë nesër (e diel).

Reperi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se këtë fundjavë do ta lansojë projektin e ri për dashamirët e muzikës së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cozman

Kënga titullohet ‘You Know Me’ dhe do të vijë premierë gjatë ditës së diel në ora 14:00.

“Nesër në ora 14:00. ‘You Know Me'”, ka shkruar Ylber Abdullahu (emri i vërtetë i artistit) në Instagram.

Ndryshe, Cozman është një prej reperëve që u larguan nga labeli BabaStars. /Telegrafi/