Reperi i Babastars, Cozman, duket se nuk e ka në plan të mos shkojë në Shqipëri dhe t’i mbajë koncertet me rregull.
Ai në llogarinë e tij në Instagram ka paralajmëruar performancën e tij me Skivin në një nga klubet e kryeqytetit shqiptar.
Performanca e paralajmëruar dhe konfirmimi se ai do të këndojë në Tiranë është pritur shumë mirë nga fansat e Babastars.
Me këtë koncert përgënjështrohen pohimet e mediave në Shqipëri se Babastars po i anulojnë koncertet pas incidentit e sidomos Cozman, i cili ishte i involvuar në konflikt.
Mbetet të shihet si do të shkojë performanca e Cozmanit, i cili lansoi dy këngë në hark kohor prej dy javësh, njërën me videoklip. /Telegrafi/