Reperi i Babastars, Cozman, ka publikuar sesionin e tij të ri.
Një sesion më ndryshe, ku ai shfaqit i zhveshur nga prapa me duar në qafë.
I cilësuar si sesion provokativ nga fansat në Instagram, Cozman thotë në përkshkrim se ky sesion është për vajzat.
Reperi së fundmi lansoi këngën ritmike “E Jemja”.
Shumë shpejt ndërkaq ai pritet që të lansojë edhe një projekt të ri në bashkëpunim me Agon Amigën.
“Prej Tiranës” dhe “Shih ti kishe” mbeten dy projektet më të suksesshme këtë vit nga Cozy, të dyja në bashkëpunim me Amigën. /Telegrafi/