Reperi i njohur Cozman është i pëlqyera nga mijëra fansa në trevat shqiptare për muzikën e tij.
Projekti i fundit “Gonga” që e solli në bashkëpunim me Stealth dhe Vinz është pritur shumë mirë nga publiku, dhe ka marrë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.
Cozman është gjithashtu mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Mirëpo në postimet e fundit të bëra në InstaStory, reperi kosovar ka vendosur të reagojë në lidhje me kolegët të cilët po përhapin fjalë rreth tij.
Ai u drejtohet atyre me Cuz, ndërsa u thotë që të mos merren me të.
“Mos u ngatërroni me djem të mëdhenj, sepse shumica prej juve jeni fallco”, thotë ndër të tjerash Cozman.
Duke mos dashur të zbulojë emrin e vërtetë të personit të cilit po i adresohet, Cozman thotë se i njeh të gjithë që nga viti 2005/2006 kur erdhi në skenë, ndërsa u bënë thirrje që të mos ta detyrojnë të flasë, sepse ka shumëçka për të treguar.
Labeli “Babastars” në të cilin reperi në fjalë bën pjesë tash e sa vite, është përfolur shumë për një ndarje të mundshme mes anëtarëve të këtij labeli.
Nuk dihet nëse mesazhet në fjalë janë të drejtuara për ndonjë nga anëtarët e grupit, apo bëhet fjalë për ndonjë reper tjetër jashtë kornizave të “Babastars”. /Telegrafi/