Reperi i njohur, Cozman, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“You know me” mban titullin kënga e tij e re, e cila është publikuar edhe me klip.
Kënga është produkt i Panda Music, gjersa për beati-in është kujdesur DjR Beatz.
Vargje e tekstit, ashtu si në çdo këngë tjetër të tij, janë shkruar nga vet Cozman.
“You know me” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft atraktive shoqëruar nga modele tërheqëse.
Cozman përndryshe vazhdon të jetë aktiv në tregun muzikor me projekte të shumta, që gjithnjë janë pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/