Rap-artisti i njohur i skenës shqiptare, Cozman, po bëhet baba për herë të parë.
Klan Kosova bën të ditur që Ylber Abdullahu (emri i vërtetë) dhe e dashura e tij, të cilën nuk e poston në rrjete sociale, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë bashkë.
Ai nuk ka zbuluar akoma identitetin e partneres, ndonëse u përfol për romanca të ndryshme.
I njëjti u aludua gjithashtu për një rikthim me Tunën, pasi realizuan bashkë këngë e u shfaqën të afërt në koncerte.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si qëndron e vërteta dhe se kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën.
Cozman këtë kohë ka qenë në trojet shqiptare, i angazhuar me projekte e koncerte.
Ai për një kohë ka qenë më i tërhequr duke qëndruar në Londër. /Telegrafi/