Telegrafi

Cozman paralajmëron rikthimin në muzikë pas një kohe të gjatë

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, pas një kohe të gjatë është rikthyer në Kosovë meqë është zhvendosur prej vitesh në Londër.

Krahas kësaj, ai duket se po mendon të kthehet edhe në muzikë pasi i mungoi skenës prej thuajse dy vitesh.

Me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, Ylber Abdullahu (emri i vërtetë) është fotografuar në një studio muzikore.

Cozman (Foto: Instagram)

“Është bërë një kohë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sido që të jetë, nuk është zbuluar ndonjë detaj tjetër më i hollësishëm i këtij projekti.

Sa i përket këngës së fundit mbetet “You Know Me” e lansuar saktësisht më 2 qershor të vitit 2019.

Ky projekt deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/