Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka njoftuar sot (e mërkurë) fansat e tij, se do t’i nënshtrohet një operimi.
Dhe jo vetëm kaq, ai përmes një postimi në InstaStory, bëri të ditur se ky është vetëm një nga operimet e tij të shumta që ka kryer së fundmi.
Duke mos dhënë detaje se për çfarë lloji të operacionit bëhet fjalë, Cozman, i la të befasuar ndjekësit kur njoftoi se ky do të ishte operacioni i tij i fundit.
Ai publikoi një video të shkurtër nga spitalit, duke treguar se gjithçka ishte gati për ndërhyrjen.
“Sot është operimi im i fundit dhe unë jam i lodhur me këtë”, shkroi reperi shqiptar në InstaStory.
Cozman përndryshe u ka munguar fansave për nga ana muzikore, pasi projekti i tij i fundit “You know me”, ka më shumë se një vit që është publikuar. /Telegrafi/