Reperi i Babastars, Cozman, ka anuluar të gjitha koncertet deri në fund të vitit.
Cozman ka qenë i angazhuar gjatë verës me koncerte të ndryshme.
Ai pati një periudhë të mirë me këngë e bashkëpunime.
Por, tash paralajmëroi se do të anulojë të gjitha koncertet deri në fund të vitit, duke mos përmendur arsye për këtë.
Aktualisht Cozman po shijon suksesin e këngës “Gango” me anëtarët e grupit Hellbanianz, Vinz dhe Stealth.
Reperi vazhdon të jetë pa të dashur që prej ndarjes nga Tuna.
Ai është spekuluar për disa romanca, por asnjëherë nuk doli publikisht duke i pohuar ose i mohuar ato. /Telegrafi/