Telegrafi

Cozman mohon të jetë larguar nga muzika: Shumë shpejt do të sjellë diçka të re

Foto: Cozman/Instagram

Reperi i njohur, Cozman, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Kjo ka lënë fansat e tij të dyshojnë se ai ka hequr dorë nga muzika dhe nuk sheh më ndonjë interes që të punojë në këngë të reja.

Mirëpo një gjë e tillë duket se nuk është e vërtetë dhe këtë dyshim e ka hedhur poshtë vet reperi.

Cozman në një video të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, i ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të sjellë diçka të re për ta.

Teksa shihet në veturën e tij duke dëgjuar muzikë në sfond, reperi e thekson qartë se do të ketë së shpejti diçka të re nga ai.

“Për krejt ata që po pyesin për muzikë, shumë shumë shpejt. S’e kam lënë unë muzikën”, ka thënë Cozman përgjatë videos.

Ai përndryshe vite më parë ishte shumë më aktiv me projekte muzikore e bashkëpunime të shumta, të cilat kanë pasur sukses dhe janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku shqiptar. /Telegrafi/