Telegrafi

Cozman bëhet ‘ushtar’ me rastin e festës së Pavarësisë (Foto)

Cozman është padiskutim një ndër reperët më të pëlqyer në estradë.

Ai ka me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, të cilët informohen çdo ditë mbi ngjarjet më të fundit në jetën dhe karrierën e tij.

Së fundmi, reperi ka qenë i ftuar bashkë me ekipin e Babastars që të performojnë për shqiptarët në një koncert në Austri, me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Cozman ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në aeroportin e Vienës, teksa kishte vendosur të vishej me një veshje mjaft të veçantë me rastin e festës.

Reperi kishte veshur një palë pantallona dhe bluzë me dizajnet e uniformës së ushtrisë, çka me siguri do të jetë përzgjedhja e tij edhe për koncertin e sotëm, duke qenë se një veshje e tillë përkon shumë me festën. /Telegrafi/