Site icon Telegrafi

Coutinho u thotë shokëve: Nuk kthehem në Liverpool, jam lojtar i Barcës

Philippe Coutinho nuk pret që të rikthehet në Liverpool, gjithnjë sipas medieve në Kataloni.

Sportivja katalanase, Sport, shkruan se mesfushori është takuar me miqt e tij në Brazil ku ka folur për të ardhmen e tij.\

Lexo po ashtu LIVE: Afati kalimtar veror i transferimeve

Ai nuk ka luajtur ende këtë sezon dhe në bisedë e sipër me miqt u ka treguar se ai ka besim se klubet do të arrijnë një marrëveshje shumë shpejt.

Po ashtu, ai u ka thënë shokëve se transferimi i tij prej 160 milionë eurosh është afër kompletimit dhe se ai nuk beson që do të kthehet në Liverpool.

Coutinho shihet si pjesa qendrore e afatit kalimtar të Barcelonës në mënyrë që të kompletohet ekipi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version