Telegrafi

Coutinho tregon për ndryshimet e bëra nga Klopp

Sipas Philippe Coutinhos, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dhënë lojtarëve besim dhe skuadrës mentalitet fitues. 

Liverpool janë në krye të Ligës Premier me 26 pikë në 11 ndeshje, ndërsa në fundjavë do të përballet  me Southamptonin.

“Ai u jep besim lojtarëve. Mendoj që ne sot besojmë më shumë në potencialin tonë dhe e japim më të mirën në fushë”.

“Në stërvitemi dhe prakitkojmë lojën në bazë të kundërshtarëve tanë, por gjithmonë kërkojmë një gjë, punë të madhe dhe dedikim”.

“Jemi një ekip që ju bëjmë shuam presion kundërshtarëve dhe këtë na kërkon trajneri ta bëjmë”, ka thënë Coutinho. /Telegrafi/