Aventurës së Philippe Coutinhos te Liverpooli si duket po i vije fundi.
Mesfushori brazilian është lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona që nga vera e këtij viti.
E klubi katalunas do të tentoj transferimin e tij në janar për një shumë prej 140 milionë euro.
Duket se Liverpooli ka pranuar largimin e Coutinhos nga ‘Anfield’, pasi tanimë ka gjetur zëvendësimin e tij.
Mediat angleze kanë raportuar se ‘The Reds’, kanë filluar bisedimet me Monacon për yllin francez Thomas Lemar.
Të kuqtë nga ‘Anfield’ kanë ofruar zyrtarisht te Monaco 80 milionë euro për transferimin e Lemarit në Ligën Premier.
22-vjeçari ka qenë edhe më parë i lidhur me një kalim të mundshëm te Liverpooli por që në fund dështuan negociatat mes klubeve.
Reprezentuesi francez ka kontratë me Monacon deri në verën e vitit 2020, ndërsa iu bashkua klubit bardh e kuq në vitin 2015 nga Caen për katër milionë euro.
Në garë për Lemarin mbetet edhe gjiganti tjetër anglez, Arsenal që po e dëshiron si zëvendësues të Alexis Sanchez i cili pritet të largohet nga klubi. /Telegrafi/