Luis Suarez po provon të jetë një faktor kyç në ndjekjen e Barcelonës për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, ashtu sikurse edhe Neymarit për Paris Saint-Germainin.
Barcelona është e shqetësuar nga interesimi i intensifikuar i PSG-së për të fituar Coutinhon nga Liverpooli, veçanërisht me Neymarin që është duke punuar për këtë punë gjatë kësaj jave gjatë grumbullimit me kombëtaren e Brazilit.
Megjithatë, gazeta Mundo Deportivo raporton se marrëdhëniet e Coutinhos me sulmuesin uruguaian, Suarez, po ndikojnë gjithashtu për të vendosur të ardhmen e tij.
Dyshja kishin një miqësi të mirë mes vete kur Suarez ishte në Anfield te Liverpooli dhe që nga ajo kohë futbollistët mbeten të afërt mes vete.
Në të vërtetë, thuhet se Coutinho është afër Neymarit, por është Suarezi ai dëshiron të ndajë dhomën e zhveshjes edhe me një herë nëse Cou largohet nga Redsat.
Dhe ndjenja është e ndërsjellë, me Suarezin i bindur se loja e Coutinhos mund të ndihmojë atë të kthehet në formën e tij më të mirë pas një 2017-te të vështirë me Blaugranat.
Gjithashtu duke peshuar në favor të Barcelonës është gatishmëria e tyre për të konkurruar për transferimin e Coutinhos në janar, ndërsa PSG do të preferonte të priste deri në qershor për ofrimin e tij. /Telegrafi/